Kryemadhi: Ramën do e kishim rrëzuar me kohë

E ftuar në studion e ”Open”, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka hedhur poshtë pretendimet se Presidenti Ilir Meta po bën opozitarin me Ramën, siç maxhorancë është shprehur. ”Po të kishte bërë Meta opozitarin, Ramën do e kishim rrëzuar me kohë”, u shpreh Kryemadhi.

E pyetur për dekretin e Presidentit Meta për emërimin e Kryeministrit Edi Rama si Ministër i Jashtëm, u shpreh se në kushtetutë nuk thuhet se një kryeministër nuk mund të mbajë një post ministror. Ajo deklaroi se nëse ajo do të ishte në vend të Presidenti Meta, do ta dekretonte Ramën në këtë post.

Kryemadhi sqaron se do ta bënte një gjë të tillë, pasi siç shprehet ajo do të shikonte një reaksion brenda PS, pasi përveçse Braçes dhe Majkos, partia që sot qeveris vendin do të mbetet e papërfaqësuar. Siç thotë Kryemadhi, ajo ndryshon me Metën, pasi nëse ajo është më e drejtpërdrejtë, Presidenti zbaton me përpikmëri ligjin.