Kryemadhi: “Zëri i Amerikës” institucion serioz, nxorri në pah skandalin e punësimeve

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, ka komentuar lajmin e publikuar nga “Zëri i Amerikës” në lidhje me përgjimet që nxirrnin në pah punësimet partiake në drejtorinë e burgjeve. Kryemadhi tha se Zëri i Amerikës është një institucion serioz, dhe se ajo çka ka ndodhur me punësimet partiake nuk është aspak normale. “Zëri i Amerikës nuk është abstragim. “Zëri i Amerikës” është një institucion serioz, i cili bazohet ligjërisht në lajmin e tij dhe kur merr dhe thotë përgjimi që, në 1350 veta i merr të Partisë Socialiste, e përgatit listën e dokumentacioneve të veta dhe thotë që gjasme do nxjerrim 200 veta që do jenë fitues që janë po të Partisë Socialiste, kjo nuk është normale”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.