Këto janë gratë më të dëshiruara të 2019-ës

Sigurisht shijet ndryshojnë me kalimin e kohës, por edhe nga një njëri te tjetri sepse ato janë subjektive.

“Viviroma” shkruan se sipas një studimi të organizatës “Anima Select|, e kryer në një mostër prej 1600 burrash në moshën 24 dhe 55 vjeç, ka kaluar koha kur lartësia dhe hollësia mbretëronin si modele referimi te një grua.

Në vitin 2019, duket se meshkujt përqendrohen në një feminitet me një trup harmonik, por, më e rëndësishmja, kërkon personalitet dhe jo thjesht fizikun.

Sipas sondazhit të “Anima Select”, e para mes “Femrave më të dëshirueshme të 2019-ës”  renditet modelja dhe ish-engjëlli i Victoria’s Secret, Adriana Lima.

Sipas hulumtimit, Lima është emblema e një gruaje të fortë dhe simpatike, e sigurt për veten dhe joshëse.

“Ajo fsheh një anë të ëmbël dhe preferon përballje të qeta, ku të gjithë mund të shprehin me qetësi mendimin e tyre. Më shumë se ta ketë diçka, ajo preferon ta dëshirojë atë”, shpjegojnë psikologët e ‘Anima Select’.

Adriana Lima

Shijet ndryshojnë dhe ajo që dje konsiderohej tërheqëse humbet rëndësinë në krahasim me karakteristikat e tjera.

Dakota Johnson

Dakota Johnson, hyri në imagjinatën kolektive për rolin e Anastasia Steele në “50 hijet e Greit”, duke përfaqësuar një grua shumë femërore, por në të njëjtën kohë me instinkt amësor, me një karakter të ëmbël dhe vendimtar, që do të kujdeset për dashurinë e saj dhe për njerëzit e dashur.

Kate Upton

Aktorja Kate Upton u pëlqen si adoleshentëve, ashtu edhe të rriturve. Sensuale dhe femërore, ajo ka një karakter shumë të fortë dhe vendimtar. Femrave si ajo u pëlqen që të katalizojnë vëmendjen e burrit te vetja.

Eliza Taylor

Eliza Taylor është 28 vjeç dhe është e njohur për rolin e saj si Janae Timmins në serialin “Fqinjët”. Ajo pëlqen të jetë një grua që e përkëdhel partnerin e saj, por në të njëjtën kohë do që gjërat të jenë reciproke: “Ajo është një grua shumë konkrete dhe e vendosur që nuk i pëlqen të ëndërrojë, ajo preferon të veprojë. Pritjet e gjata e dekurajojnë”, shton krijuesi i ‘Anima Select’, Giuseppe Gambardella.

Emma Watson

Emma Watson mishëron llojin e gruas si “Audrey Hepburn”, një grua që pëlqen të zërë rolin e pushtetit dhe të jetë në qendër të të gjitha llojeve të vendimeve dhe prandaj shpesh është në konflikt me gratë e tjera. Ajo preferon një dialog të gjallë në të cilin të përballet edhe me mendime kontradiktore.

Taylor Hill

Vendi i gjashtë për modelen amerikane, Taylor Hill, që mishëron tipologjinë emocionale të një gruaje që e do shumë vëmendjen ndaj detajeve. Ajo është shumë e saktë dhe proaktive dhe gjithmonë është e gatshme për të ndihmuar, një virtyt që e bën atë të jetë një nënë e shkëlqyer, përveç të qenit e bukur me ose pa make-up.

Amanda Cerny

27-vjeçarja Amanda Cerny, ish-lepurushja e Playboy është simpatike dhe misterioze dhe shkon mirë me gratë. Megjithatë, ajo shpesh hyn në konflikt me burrat. “Ajo do gjithçka dhe menjëherë. Në çift është tërheqëse, por gjithmonë ëndërron një partner që të kujdeset për të”, thonë analistët e ‘Anima Select’.

Mandatory Credit: Photo by John Salangsang/REX/Shutterstock (8882774es)
Amanda Cerny
‘Spider-Man: Homecoming’ film premiere, Arrivals, Los Angeles, USA – 28 Jun 2017

Manuela Arcuri

Dhe në këtë sondazh të më bukurave në botë nuk mund të mungonte një italiane: Manuela Arcuri, – e fortë dhe e vendosur, – mishëron llojin emocional të gruas që do gjithmonë të jetë në krye dhe të ketë rol udhëheqës. Karakteri i saj i ashpër shpesh e bën atë të konkurrojë me burra, por ajo lidhet me partnerë që i japin siguri dhe stabilitet.