Flet avokati i Klement Balilit, Sollaku: Ja çfarë përmban dosja me mbi 1 mijë faqe

Avokati i Klement Balilit, Theodhori Sollaku, të enjten, deklaroi se nuk ekziston asnjë provë ligjore që mund të implikojë Klement Balilin në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Në lidhje me dosjen e ardhur nga Greqia, Sollaku u shpreh se janë përkthyer mbi 1 mijë faqe dhe asnjë provë aty nuk mund t’a implikojë, përveç një episodi që dyshohet, por ende nuk është provuar.

Sipas tij, pavarësisht akuzave nga mediat botërore, asnjë nuk ka nxjerr një fakt që implikon klientin e tij në trafikun e drogës.

Ai tha se askush nuk e fakton dot pse është emërtuar “Eskobari i Ballkanit” apo “Bosi i drogës në Ballkan”.

Sollaku tha se të gjitha të dhënat në dosjen e tij, nuk tregojnë asgjë.

Fevziu: Kishte lidhje politike Klement Balili?

Sollaku: Unë e njoh aq sa ka dhënë shtypi këtu.

Operacioni/ Sollaku: Ja çfarë i bëri policia fisit Balili

Avokati i Klement Balilit, Theodhori Sollaku, të enjten, deklaroi se Policia e Shtetit gjatë operacioneve për kapjen e tij ka kryer procedura jo-ligjore, duke terrorizuar familjarët dhe të afërmit e tij përgjatë kontrolleve në banesa në orët e vona të natës.

Sollaku tha se ka parë dosjen hetimore dhe aty ka vënë re shumë shkelje të rënda ligjore, duke filluar që nga përgjimet e çdo të afërmi apo fshatari të tij që mendohej se Balili mund të kishte lidhje.

Avokati tregoi se policia nuk verifikonte informacione dhe as nuk hetonte, por pas çdo dyshimi të mundshëm hynte në orët e vona të natës në banesa, duke terrorizuar fëmijë dhe familjarë.

Sipas tij, kjo procedurë nuk është ligjore dhe aspak profesionale për uniformat blu në vendin tonë.

A do ta pranojë Balili fajin, për të ulur dënimin?

Avokati i Klement Balilit në studion e emisionit “Opinion” ka deklaruar se ata ende nuk kanë vendosur nëse do të kërkojnë gjykim të shkurtuar për çështjen.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit se çfarë parashikonte ky gjykim i shkurtuar, avokati Sollaku tha se gjykimi i shkurtuar parashikon një pranim paraprak të fajit duke përfituar 1 të tretën e dënimit.

“Por në rastin konkret nuk ka asnjë provë fajësie”, tha Sollaku.

Nderkohe te ftuarit thane se parashikohet qe per Balilin, gjykata te dale me nje vendim brenda 3 muajve.