Federata Italiane “përgjysmon” Milanin, dënon edhe Gattuson

Superkupa e Italisë do t’i kushtojë shumë Milanit të Rino Gattuso-s. Trajneri i kuqezinjve është dënuar nga Federata italiane për shkak të të fyerjeve ndaj arbitrit në fundin e ndeshjes me Juventus-in. Trajneri i Milan-it do të duhet ta ndjekë nga tribuna ndeshjen e ardhshme që kuqezinjtë do të luajnë të hënën në kampionat kundër Genoa-s në transfertë.

Në këtë ndeshje do të mungojnë edhe Kessie, i ndëshkuar me karton të kuq në Jeddah si dhe Romagnoli dhe Calabria, për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë. Është skualifikuar për një ndeshje edhe Pjanic, që nuk do të luajë kundër Chievo-s për shkak kartonësh.

Nuk ka shpëtuar as mjeku i Milan-it, Mario Brozzi, “sepse është dëgjuar nga arbitri duke thënë fjalë fyese dhe denigruese”, lexohet në vendimin e sotëm.