Chelsea përgatitet për një ekip të frikshëm me “Triple H”

Chelsea po përgatitet për lëvizje të rëndësishme në merkaton e janarit. Blutë e Londrës janë në negociata finale për të transferuar Gonzalo Higuain, i cili mund t’i bashkohet Eden Hazard dhe Callum Hudson-Odoi, në atë që mediat angleze e kanë cilësuar si “Triple H”, ose e përkthyer në shqip tridhëmbëshi H.

Një epitet që është i ngjashëm me ish-yllin e Werstlingut Triple H, i cili është një ndër legjendat e 20 viteve të fundit. Treshja Hazard, Higuain dhe Hudson-odoi mund të formojnë një treshe fantastike për Chelsea-n, që synon që ta mbyllë sa më lart sezonin në tabelën e renditjes dhe t’i shkojë deri në fund Europa League.

Klubi londinez është në detajet e fundit për të arritur një marrëveshje me Juventusin për transferimin e argjentinasit, pasi bardhezinjtë janë skuadra që zotëron kartonin e tij. Gonzalo Higuain u aktivizua vetëm për disa minuta me Milanin në Superkupën e Italisë, ndërkohë që mediat angleze shkruajnë se transferimi i tij tek Chelsea do të kompletohet të shtunën. Huazimi me detyrim blerje për 36 milionë euro mund të jenë të mjaftueshme për të bindur skuadrën torineze për ta lënë të lirë, teksa po diskutohet vetëm për formën pasi londinezët kërkojnë huazim me të drejtë blerje.

Ndërkohë Blutë e Londrës duhet të kujdesen edhe që të mos humbasin Odoin në merkaton e dimrit pasi Bayern Munich ka shfaqur interes për talentin, i cili ka arritur që të shfaqë vlerat e tij në disa ndeshje ku Sarri i ka dhënë besim, kryesisht në sfidat e Kupës së Ligës. /Koha Jone/