Basha: Të zhvlerësojmë kufijtë me procesin e integrimit europian

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua në Tiranë me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Enzo Milanesi.
Në takimin miqesor mes tyre, zoti Basha i shprehu shqetësimin e opozitës për dëmtimin e rendë të standarve të demokracisë nga ana e qeverisë, e cila ështe pergjegjëse për ngadalësimin e e procesit të integrimit europian.

Duke shprehur mirënjohjen për ndihmën e Italisë gjatë tre dekadave të fundit, kreu i opozitës kërkoi mbështetjen e partnerit strategjik për rivendosjen e shtetit ligjor, nëpërmjet luftës ndaj kriminalitetit dhe trafikut të drogës

Lidhur me zhvillimet në rajon, Kryetari i PD u shpreh se për të konsoliduar stabilitetin dhe paqen në tajon duhet punuar për te zhvlerësuar kufijtë me procesin e integrimit europian, jo duke i ndryshuar ata.