VOTIMI/Fakulteti Ekonomik në bojkot total

Fakulteti Ekonomik është mbyllur prej studentëve ditën e sotme. Mbyllja ka ardhur pas një votimi që studentët kanë bërë në Fakultet në lidhje me bojkotimin e mëtejshëm të mësimit.

Sipas votimit, më se 2/3 e studentëve, saktësisht 67 % e të anketuarve, nga departamente dhe cikle të ndryshme të studimit (Bachelor e Master) kanë votuar për bojkotimin e mësimit.