Ultimatumi i Ballës. Presidenti Meta injoron deputetin: Kush është ky?!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të Taulant Ballës, i cili u shpreh nga Elbasani se tha se deri në “orën 17 Meta do ti ketë dhënë fund një historie të pakuptimtë që në të gjitha ministritë të vijojë puna”. Pra numri dy në PS kërcënoi presidentin e Republikës.

Gjatë një takimi të organizuar nga Universiteti Katolik ‘Zonja e Këshillit të Mirë’, Meta u është përgjigjur interesit të gazetarëve për deklaratat e Ballës, ku u shpreh me ironi se: “Kush është Balla, Kryetari i Këshillit të Sigurimit?”, duke e injoruar atë.

Ndërkohë për sa i përket dekretimit të kryeministrit Edi Rama si ministër i Jashtëm, Meta po ashtu është përgjigjur shkurt duke deklaruar se ‘Kushtetuta është mbi të gjitha’.

Ndërkohë sot në ora 17.00 parlamenti do mblidhet në seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të kryeministrit Rama.