Shikimi i Melania Trump pasi takoi Putinin, po i fikson të gjithë (VIDEO)

Të martën, Melania Trump pati nderin të takojë Presidentin Rus, Vladimir Putin, në Helsinki, Finlandë. Nëse zakonisht thuhet “kënaqësi që u njohëm/takuam,” fytyra e Melania-s thotë krejt të kundërtën. Si zakonisht, Trump-ët shtrënguan duart me Putinin para se takimi të fotografohej. Presidenti Trump u zgjat ca në përshëndetjen e tij, ndërsa Melania, si gjithmonë, u tregua e rafinuar. Për dy sekonda, para se fotografët të bënin punën e tyre, fytyra e Melania-s shpalosi një sërë shprehish, njëra më e tmerruar se tjetra. Zonja e Parë ngjan e trembur. Të paktën kështu thonë disa njerëz në Twitter. Ju gjykojeni vetë.