Nis aksioni opozitar për rrëzimin e qeverisë, Basha mbledh aleatët

Opozita e bashkuar diskuton në Selinë Blu aksionin opozitar në vijim, ne mbylljes se seances se sotme plenare.

Opozita po zhvillon diskutime në selinë e PD në lidhje me marrëdhënien me Parlamentin, si dhe për axhendën për publikimin e denoncimeve të reja për qeverinë. Ndërkaq, mësohet se opozita do të ketë një deklaratë për mediat.

Mbledhja e paralajmëruar, vjen pas përfundimit të seancës parlamentare të jashtëzakonshme, ku mazhoranca, me forcën e kartonit, nuk lejoi debatin dhe diskutimet e deputetëve të opozitës, për dekretet e Presidentit, për shkarkim/emërimet e minsitrave.

Në objekt të diskutimeve në këtë mbledhje, pritet të jetë qëndrim dhe aksioni opozitar ëpr rrëzimin e qeverisë.

Më herët kreu i opozitës Lulzim Basha, paralajmëroi takimin e aleatëve.

Në përfundim të seancës së sotme, ai tha se që sot opozita e bashkuar së bashku me qytetarët do të përdorë çdo mjet për të rrëzuar të sëmurin psikik që ka marrë peng Shqipërinë.

“Nuk duhet të ketë më një shtet me një hajdut psikik që sot u përpoq ti mbyllë gojën opozitës. Detyra jonë kryesore si opozitë është të jemi në krahë të këtyre njerëzve, ti japim zgjidhje politike. Çdo ditë me Edi Ramën kryeministër është ditë krize për shqiptarët. Çdokush që i shërben me vetëdije vazhdimit për çdo ditë të Ramës kryeministër është një tradhtar dhe duhet të tradhtoi i tillë, kushdo qoftë ai, deputet, gazetar, analist apo oligark, të gjithë duhet të konsiderohen si tradhtarë. Ajo q do të bëjmë si opozitë është mobilizimimi total i të gjitha resurseve opozitare për të rrëzuar me çdo mjet shkaktarin e kësaj emergjence kombëtare”, u shpreh Basha.

Në të njëjtën linjë ishte edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Duke marrë shkas nga moslejimi i diskutimeve të deputetëve të opozitës, në seancën e shkarkim/emërimeve të ministrave, Kryemadhi, bëri të ditur se, nga nesër opozita në krye të protestave për rrëzimin e këtij kryeministri hajdut psikik.

“Lulzim Basha e tha mirë.  Opozita do të mblidhet dhe do të diskutojë, jo më për bojkotin e Parlamentit, se nuk ke çfarë i bojkoton më këtij, por për rrëzimin e Edi Ramës.

Opozita deri më sot ka marrë damkën si zjarrfikëse, por tani nuk ka më, do të vendoset në krye të protestave. Çdo njeri që mbështet këtë kryeministër, të sëmurë psikik dhe hajdut psikik, është tradhti kombëtare.

Nga nesër e tutje, do të keni lajme pa fund”, u shpreh Kryemadhi, në dalje nga seanca e sotme parlamentare.