Në pritje të Ilir Metës… Rama i hedh dorën në “qafë” karriges së braktisur të Bushatit

Pasditja e kësaj të mërkure solli në kuvend deputetët në një seancë të jashtëzakonshme për të votuar emrat e rinj të qeverisë, por ajo që ra në sy menjëherë ishte fakti se Ministri i Jashtëm në detyrë Ditmir Bushati e kishte braktisur që sot karrigen në të majtë të Ramës.

Seanca ishte e shkurtër dhe mbajti një votim normal duke mos lejuar debatin e kërkuar nga opozita për ndërrimin e mëse gjysmës së qeverisë. Në pritje dukej se ishte më shumë vetë Rama, i cili qëndronte i ulur na karrigen e tij në qendër të parlamentit.

Anash tij karrigia e zv.Kryeministrit dhe ajo e Ministrit të Jashtëm ishin bosh. Përveçse Braçes edhe Ditmir Bushati kishte vendosur që të shkonte “poshtë” me “popullin e deputetëve”, pavarësisht se ai ende e mban postin e kryediplomatit.

E teksa Rama priste votimin, në një moment është fotografuar duke i hedhur “dorën në qafë” karriges së Ministrit të Jashtëm, post të cilin pret ta marrë vetë.
Exspres