Leganes mund Realin në Kupë, super Navas shmang turpërimin (VIDEO)

Real Madrid është mundur në ndeshjen e kthimit të vlefshëm për 1/8-at e Kupës së Mbretit ndaj Leganes. Skuadra e Solarit u dorëzua 1-0, por siguroi kualifikimin falë ndeshjes së parë që u fitua prej saj 3-0 në Madrid.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Braithwaite në minutën e 30-të pas një rrëmujë në zonën e madrilenëve. Ndeshja më pas nuk ndryshoi rezultat duke treguar se Reali është në krizë.

Në fushën e lojës ishin një pjes e mirë e titullarëve, duke lënë pushim vetëm Ramos apo Benzema. Keylor Navas ishte më i miri në fushë, duke shmangur disa gola të sigurt. /Koha Jone/