Korça së shpejti me një markatë të re

Qyteti i Korçës shumë shpejt me një markate të re, e cila do të mbajë emrin “Markata e shijes dhe pritet” që së shpejti të hapë dyert për tregëtimin me standarte të produkteve bio.

Kjo është qendra më e re tregtare që vjen si realizim nga investime të bashkisë dhe partnerëve që kanë bashkëpunuar me të. Ambjentet e ish UMB-së janë tjetërsuar plotësisht, duke u përshtatur për një markato me kushtet më të mira të tregëtimit.

Në njoftimin zyrtar të faqes së bashkisë Korçë, thuhet se në këtë qëndër mund të kryejnë aktivitetin deri në 120 tregëtarë, duke garantuar standartet më bashkëkohore për konsumatorin.

Markata pritet të jetë një qëndër vitale për tregëtimin e produkteve bio dhe një atrsksion i ri në qytet. Bashkia ndërkaq u ka bërë thirrje tregëtarëve të interesuar që të kryejnë aplikimet për aktivitetin në këtë qëndër tregëtare që do të nisë së shpejti aktivitetin.