Klodiana Lala ministres: Në sistemin e burgjeve keni njerëz me precedentë penalë

Gazetarja Klodiana Lala është shprehur në studion e emisionit “Opinion” se në sistemin e burgjeve ka të punësuar njerëz me precedentë penalë.

Lala i kujtoi Ministres Gjonaj një takim që ajo ka patur me gazetarët në fillim të marrjes së detyrës. Sipas Lalës në këtë takim gazetarët i kanë shprehur ministres shqetësimin, se drejtorët e burgjeve kanë qenë të paracaktuar. Po sipas gazetares, Ministrja asokohe e mohoi këtë fakt, por rezultoi që në krye të drejtorive të burgjeve u vunë personat që gazetarët kishin thënë.

“Në burgje ka njerëz me precedent penalë. Zoti Çuko u rekrutua në kundërshtim me ligjin, zotin Kaçori e keni rekrutuar në kundërshtim me ligjin. Ke brenda sistemit jo vetëm transferime të paligjshme, por  dy urdhra për një person”, tha Lala.