Foto nga qeveria dhe kryeministri në prag të fillimit të përplasjes opozitë-pozitë

Sonte parlamenti u mblodh në seancë parlamentare të jashtëzakonshme, ku votoi dekretet e Presidentit Meta për ministrat. Ndërsa dekreti për kryeministrin Rama, edhe si ministër i jashtëm, duket se nuk do të mbërrijë kurrë në parlament. Ditmir Bushati do të vazhdojë të drejtojë ministrinë e jashtme, edhe nëse kryeministri e detyron të jap dorëheqjen nga ministër, sepse Kushtetuta dhe Ligji e detyron ministrin të vazhdojë detyrën, kur nuk ka dekret presidencial.

Janë 7 ministra dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe që kanë marrë votëbesimin.

Ikën Mirela Kumbaro, vjen Elva Margariti
Ikën Arben Ahmetaj, vjen Anila Denaj
Ikën Damian Gjiknuri, vjen Belinda Balluku
Ikën Lindita Nikolla, vjen Besa Shahini
Ikën Sonila Qato, vjen Eduard Shalsi
Ikën Niko Peleshi, vjen Bledi Çuçi
Ikën Senida Mesi, vjen Erion Braçe
Elisa Spiropali emërohet ministre për marrëdhëniet me Kuvendin

Por seanca e sotme ka sjellë foto spektakolare nga salla e Kuvendit. Mjafton ti shikoni dhe krijoni idenë se cilat janë ministret seksi, ministrat e mërzitur dhe pamjet e kryeministrit që shpreh gjendjen koatike në mazhorancë, pas ndryshimeve të fundit qeveritare.

Ndërkohë po sonte Opozita e Bashkuar, e kryesuar nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, vendosën fillimin e protestave të mëdha popullore për ta rrëzuar me çdo kusht e formë kryeministrin Rama.

Po shkojmë, fatkeqsisht, drejt një përplasje civile.