Erion Veliaj: Do realizojmë premtimin për ujë 24 orë në Tiranë

Erion Veliaj vazhdon mbajtjen e premtimëve në Bashki. I larguar nga sherret politike, ai vazhdon punën pranë nevojave të qytetarëve. Sot ai ka vizituar Bovillën. Pas vizitës-kontroll ai shkruan:

Jam jashtëzakonisht i impresionuar, që edhe në ditët e ftohta, vlon puna në impiantin e Bovillës. 
Me 2-fishimin e popullsisë në këto 20 vjet, janë 2-fishuar nevojat për ujë. Ndaj, po fillojmë edhe 2-fishimin e impiantit të Bovillës. Ky është ndoshta investimi më i madh i furnizimit me ujë për kryeqytetin, i cili shenjon nisjen e realizimit të premtimit Tirana 24 orë ujë/ në 5 vjet