22-vjeçarja mbajti të fshehtë lidhjen e saj me 58-vjeçarin

Prej pesë vitesh ata kanë një lidhje të qëndrueshme, pavarësisht diferencës së madhe që kanë në moshë. Cheyenne Baker 22 vjeç dhe James Hines 58 vjeç e mbajtën të fshehtë lidhjen e tyre për 3 vite. Ata u njohën 5 vite më parë në një faqe online për të krijuar lidhje, kur Cheyenne ishte vetëm 17 vjeç.

Ajo thotë se u tërhoq nga karakteri i James. Kurse 58-vjeçari tregon se u intrigua nga fakti se si Cheyenne i mendonte gjërat. Ata folën për 7 muaj me njëri-tjetrin në internet para se të vendosnin të takoheshin.

Për tre vite e mbajtën të fshehtë lidhjen e tyre, pasi vajza i druhej faktit se çfarë do t’i thonin prindërit për shkak të diferencës 35 vite që ka me të dashurin e saj. Por tani ajo thotë se e ëma e ka pranuar këtë fakt, pavarësisht se në fillim nuk ishte e lumtur. Edhe familja e James e priti mirë lajmin e lidhjes së tyre.

Çifti jeton në Nashville Shtetet e Bashkuara të Amerikës. James shprehet se u ndjenë të lehtësuar kur u thanë familjeve për lidhjen e tyre. Edhe pse kanë diferencë të madhe në moshë, 58-vjeçari tregon se nuk kanë marrë shumë komente negative nga njerëzit.