1 vit nga vrasja e Ivanoviç, marshim në Beograd

Kur sot mbushet 1 vit nga vrasja e liderit serb Oliver Ivanovic, mijëra persona kanë organizuar sot një marshim në Beograd.

”Një vit pas vrasjes së tij, nuk dimë ende autorin e vrasjes dhe personin që porositi vrasjen’’, denoncoi Branislav Trifunovic, një komedian pjesë e organizatorëve të marshimit.

”Kush e vrau Oliver Ivanovic ?”, ishte një nga pankartat në marshim. Deri më tani nuk identifikuar autori i vrasjes së Ivanovic.