Vetëdorëzimi i Balilit, Paloka: Ramës i duhej një sukses, Balili ishte gati

Numri II i PD, Edi Paloka ka reaguar për vetëdorëzimin në polici të “Eskobarit të Ballkanit”, Klement Balili.

Ai e sheh këtë si një orkestrim, duke shkruar se Ramës i duhej një sukses dhe Balili ishte atje, gati…Sipas Palokës, qeveria dhe ministri Lleshaj nuk mund ta shesin si sukses vetëdorëzimin e tij.

Statusi i plotë në facebook

O qeveri e Lleshit…
E ka njoftuar Berisha prej oresh vetedorzimin e Balilit. Lleshi i Rames dhe Rama i leshit flasin per “suksesin e kapjes” se tij.
Te besosh se Lleshi kapi Balilin eshte si te besosh qe Rama eshte “kryeministri me i mire”. Lleshi i Rames shume shume rreh ndonje student naten po per “lufte kunder krimit” e shohin shqiptaret cdo dite…
Pas dy sulmeve te “Zerit te Amerikes”, Rames i duhej nje “sukses” dhe Balili ishte atje, gati…