Surpriza/Pedagogët fillojnë protestën e madhe, bashkohen me studentët

Pas studentëve, që tundën themelet e shtetit, po dalin edhe pedagogët. Një zhvillim i papritur ka ndodhur dje dhe sot në fakultetin e shkencave sociale, ku me sa duket radikalizimi i studentëve ka prekur gjithnjë e më shumë edhe pedagogët e tyre.

Tre faktorë të rëndësishëm kanë luajtur rrolin e katalizatorit në këtë valë të re të kundërshtimit ndaj qeverisë.

Së pari dhuna policore kundrejt studentëve.

Së dyti përpjekja e pushtetit për të krijuar një antagonizëm artificial mes nxënësve dhe mësuesve të tyre

Dhe së treti, me sa duket më e rëndësishmja, njohja me dy vendime të këshillit të ministrave të dala në ditët e fundit të dhjetorit, të cilat në vend të liberalizimit dhe ruajtjes së autonomisë synojnë edhe më shumë shkallmimin e saj dhe ritjen e kontrollit nga ministria e arsimit. Ministria e arsimit me VKM e re të qeverisë të muajit dhjetor 2018 ka të drejtë të vendosë për mbajtjen ose largimin e pedagogëve në universitete, një veprim krejt kundër autonomisë së universitetit.

Për këto tre faktorë, një grup pedagogësh të shkencave sociale i kërkuan dje përfaqësuesve të tyre në senatin e universitetit të bëheshin mbrojtës të kërkesave të studentëve, të kërkonin shfuqizimin e ligjit për arsimin e lartë dhe të dënonin dhunën.

 

Pas kësaj ndodhi një gjë e pa mendueshme dhe perceptueshme vetëm pak ditë më parë.

Pedagogët e Shkencave sociale mblodhën të gjithë trupën e 75 mësimdhënësve, pra asamblenë e fakultetit, ku përfshihen të tërë të punësuarit me kohë të plotë dhe morën vendimin unanim: jo vetëm për mbështetjen e studentëve, por edhe kërkesën për abrogimin e ligjit të arsimit të lartë, nga i cili Rama ka thënë se nuk tërhiqet.

 

Ndërkohë që qeveria dhe mediat pranë saj po shpallin fundin e protestës studentore, ndërkohë që ata e paraqesin atë që po ndodh aktualisht në fakultete si pengmarrjen e një grupimi të vogël të nxitur nga opozita, mbarë trupa e petagogëve të shkencave sociale dëshmojnë për të kundërten.
Vendimi i tyre dhe ftesa për fakultetet e tjera tregon se në vend që të shuhet, tharmi i protestës vetëm sa po shumfishohet.