Surpriza nga Spanja, Barcelona kërkon kampionin e Botës

Barcelona po përgatitet për një lëvizje surprizë në merkato. Skuadra katalanase në orët e fundit ka shtuar interesimin për një sulmues që të jetë i gatshëm për të zëvendësuar Suarez. Emri i ri është sulmuesi i Chelsea-t,Olivier Giroud, që pritet të lërë “blutë” e Londrës në merkaton e janarit, pasi i skadon kontrata në fund të sezonit. Jo vetëm kaq, por ai është aktivizuar shumë pak këtë sezon nga trajneri Maurizio Sarri, ndaj largimi i tij është një çështje e mbyllur.

Për sulmuesin 32-vjeçar është interesuar skuadra “blaugrana” është vërtet një surprizë, pasi askush nuk e kishte parashikuar këtë lëvizje. Për të siguruar shërbimet e sulmuesit francez, ekipi katalanas është gati të paguajë 15 milionë euro.

Për Giroud u përfol se mund të transferohet në Kinë, por e përditshmja spanjolle “Sport” deklaron se destinacioni i ardhshëm mund të jetë La Liga. Ai mund të jetë një alternativë e mirë në ekipin e Valveredes në kalendarin e ngjeshur që e pret ekipin spanjoll në muajt në vijim.