Lulzim Basha: Klement Balili u vetëdorëzua nga shtëpia me kushte

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço, tha se Klement Balili është vetëdorëzuar nga shtëpia e tij me kushte.

Basha: Ky njeri i etiketuar si Eskobari i Ballkanit nuk është arrestuar por është vetëdorëzuar. Sipas të dhënave që po dalin, ky është vetëdorëzuar nga shtëpia e tij. Ky njeri nuk ishte pengmarrës i një aeroplani me pasagjerë që negocioi për t’u vetëdorëzuar. Ai ka qenë në kërkim policor nga autoritetet shqiptare, ka qenë në kërkim ndërkombëtar. Autoritetet e DEA-s kanë qenë disa herë në Shqipëri për të bërë të mundur arrestimin e tij.

Nuk kemi të bëjmë këtu me një sukses, por me një manovër. Një manovër, nga njëra anë një manovër të Klement Balilit me tre kushte. Të mos ekstradohet, të ketë një qeli me kushte të mira…..

Kishte një memo ku thoshte që duhet të fusim mik Klement Balilin për të na plotësuar Klement Balilin.

Pjese nga Intervista

Basha: Fytyra tjetër është kur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë sillet, siç po e them edhe një herë tjetër, nuk e gjej dot një shprehje tjetër më të saktë, si stjuardesë, me një kriminel ndërkombëtar të trafikut të drogës që i ofron komoditetet e makinës së tij, …

Meço: Dakord. Por ky është një moment prodecural.

Basha: Jo. Ky është një moment tragjik. Tragjik për të huajt, për ata që s’jetojnë në Shqipëri, që s’e kanë të lidhur jetën me venidin tonë… Mua më duket si një skenë nga filmi “narcos”, mund të jetë edhe komik. Njerëz që nuk u bëhet vonë se çfarë impakti ka kjo për jetën e shqiptarëve. Nuk është puna tek individi, Kelmend Balili, po është puna që një shtet, i cili, përkulet, serviloset, para një të kërkuari ndërkombëtar për trafik droge, dhe keqtrajton brutalisht qytetarët që dalin për mbrojtjen e shtëpisë së tyre, të fëmijëve të tyre, në fakt me ligjet dhe me kushtetutën, ky është një shtet që duhet rrëzuar një orë e mëparë. Ky është konkluzioni politik që unë kam.