Kusari: Rama nuk u kërkoi falje kosovarëve për taksën në Rrugën e Kombit

Deputetja e “Alternativa” në Kosovë, Mimoza Kusari Lila në një lidhje për “Tempora” nga Sonila Meço, duke komentuar deklaratën e kryeministrit Rama të pak ditëve më parë ku u kërkoi falje kosovarëve për dekretimin e Gent Cakajt, tha se ai nuk u kërkoi falje shqiptarëve të Kosovës për taksën në Rrugën e Kombit..

Kusari: Në raport me deklarimin e zt.Rama, ndjesë Kosovës për këtë turp, në fakt kryeministri Rama nuk kërkoi asnjëherë ndjesë Kosovës për taksën rrugore që e vendosi krejt papritur. Nuk kërkoi asnjëherë falje për ekonominë dhe shkëmbimet tregtare.