Hysaj drejt transferimit tek Chelsea, Napoli fikson çmimin

Elseid Hysaj para dy ditësh ra dakord për vazhdimin e aventurës te skuadra e Napolit, pasi mori garancinë nga Ancelotti se do të kishte më shumë minuta në pjesën e dytë të sezonit. Gjithsesi aventura e mbrojtësit shkodran vështirë se do të vijojë në Itali, pasi se së fundmi kanë lindur edhe zëra të reja që e shohin drejt një transferimi të mundshëm në Londër.

Vendimtare pritet që të jetë afrimi i mbrojtësit Zappacosta tek Lazio, që do të hapur dhe rrugën për t’u transferuar te napolitanët. Sarri do të kishte nevojë për një mbrojtës krahu dhe kush më mirë se Hysaj do të ishte ideal për skemat e tij.

“Corriere del Mezzogiorno” gjithashtu raporton se Napoli është i gatshëm për të shitur menjëherë shkodranin nëse vjen një ofertë që arrin shifrën e 35 milionë eurove. Pritet që në ditët në vijim të mësohen edhe detaje të reja, por Hysaj duket se po mendon një ribashkim me Sarrin që këtë muaj. /Koha Jone/