Guardiola: U kam thënë futbollistëve që kurrë mos e përdorin atë emër

Pas fitores 3-0 ndaj Wolves skuadra e Manchester City e ka ngushtuar sërish në 4 pikë diferencën me Liverpool në renditje. Skuadra kampione e Premier League synon që të përsëris suksesin e edicionit të kaluar, por këtë herë duket se do të jetë e vështirë. Trajneri Pep Guardiola së fundmi është shprehur se futbollistët e tij nuk duhet të mendojnë për ekipin e Klopp.

“Ne mund të kontrollojmë vetëm fatin tonë, atë që bëjmë në ndeshjen tonë, por jo atë të rivalëve tanë.U kam thënë djemve që të mos shohin kalendarin e Liverpool, madje të mos e përmendin atë emër, na sjell ters. Kur mendojmë për Liverpool, zakonisht humbasim dhe tani çdo gabim do të na penalizonte më shumë në garën për titullin kampion”, tha Guardiola.