E dinim serbe, por këngëtarja e famshme qenka shqiptare

Një prej këngëtareve më të njohura serbe Mina Kostiç ka mbajtur të fshehtë identitetin e saj të vërtetë për një kohë të gjatë.

Ajo quhet Minire Jashari dhe është me prejardhje nga Kosova, por e ndryshoi emrin kur u bë 19-vjece, njofton e përditshmja serbe “Blic”.

Babai i Minës është me origjinë nga Ferizaj, ndërsa e ëma nga Peja. Të vërtetën e identitetit e ka zbuluar në një intervistë për “Scena”, ku tha se ka ndërruar emrin e mbiemrin, por më pas ka shkuar në kishë, është konvertuar dhe pagëzuar.

Më pas, Mina nuk hezitoi të pranonte prejardhjen kosovare të prindërve të saj.