Chiellini: Ronaldo na ka thyer shpesh herë ëndrrat, nuk besoja se do të vinte

Juventus nuk ishte gati për të fituar Champions League derisa mbërriti Cristiano Ronaldo. Ky është mendimi i kapitenit të Juventusit, Giorgio Chiellinit, i cili është shprehur se asnjëherë nuk besonte se Ronaldo do të mbërrinte në verën e kaluar te bardhezinjtë. Që nga koha që portugezi ka ardhur në Torino, ai ka shënuar 14 gola në 19 ndeshje në Seria A, duke i bërë një nisje fantastike. Mbrojtësi italian ndërkohë ka dhënë një intervistë për “BBC Sport” duke folur për Ronaldon, shanset për të Championsin dhe karrierën e tij që është drejt fundit.

“Cristiano ka shënuar shumë, shumë herë ndaj nesh, duke na thyer disa herë ëndrrat, në Cardiff, Madrid dhe Torino. Më parë Champions League ishte një ëndërr, tani është një objektiv, sepse Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë dhe kishim nevojë për të për të bërë hapin final.

Image result for chiellini ronaldo

Ka të bëjë me personalitetin e Cristianos. Ai ka lëvizje fantastike në fushë, por edhe jashtë saj, në mënyrën e sjelljes dhe se si punon për të përgatitur ndeshjet. Mënyra si ai i kalon ditët, na ka ndihmuar edhe ne. Skuadra ka ndryshuar. Jam kurioz të shoh lëvizjet e tij nga jashtë fushës. Ai punon shumë në palestër, përqendrohet shumë, diçka që përpiqem që ta bëj edhe unë. Më ka ndihmuar shumë sepse çdo ditë mendoj se si të përmirësojë veten.

Në fillim nuk e besoja. Pas disa ditësh zërash fola me presidentin Andrea Agnelli dhe mbeta i suprizuar. Mendoj se për shumë fansa dhe për futbollistët nuk është diçka normale”.

Në muajin shkurt Juventus do të përballet me Atletico Madrid në fazën e 16 skuadrave më të mira, një rival që gjithashtu ka humbur dy Champions në edicionet e fundit. Chiellini mendon se pavarësisht nisjes mjaft të mirë në kampionat ku janë 9 pikë në avantazh ndaj Napolit, gjithçka do të vendoset në fazën finale të sezonit.

Image result for chiellini ronaldo

“Ne e kemi nisur me tre muaj thuajse perfekt, por e dimë se periudha më e rëndësishme është në pranverë. Besoj se jemi mes 4-5 ekipeve favorite në Champions: Barcelona, Manchester City, Real Madrid dhe Bayern. Gjithsesi edhe PSG dhe Atletico mund të shkojnë shumë larg në këtë kompeticion.

E ardhmja? Unë jetoj çdo ditë dhe mendoj vetëm për ndeshjen e radhës. Jam i lumtur dhe më pëlqen që punoj çdo ditë me këtë klub për të cilin jam krenar. Në këtë moshë nuk mund të mendoj për shumë gjatë, por jam i përgatitur edhe për largimin. Do të vazhdoj të punoj te Juventusi si menaxher dhe jo si trajner. Kam studiuar disa gjëra dhe mendoj se do të vazhdoj një jetë të re”, deklaroi Chiellini. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

Image result for chiellini ronaldo