“Balili”, Manjani: Policia magazinë e të vetëdorëzuarve?!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço, tha se rasti i Klement Balilit tregon dështimin spektakolar të policisë.

ManjaniPretendimet e tij për pafajësi dhe pretendimet e prokurorisë do të duhet të ballafaqohen në sallën e gjyqit. Ajo që duhet theksuar që me këto tre vjet, ky rast tregon dështimin spektakolar të regjistruar ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar se si një njeri tallet me ta dhe nuk e vënë para drejtësisë. Dështim spektakolar.

Si është e mundur që nuk u arrestokan njerëzit në Shqipëri? Kush e ha këtë? Nuk është kjo gjuha e shtetit. Ruaj respekt për ministrin e sotëm të Brendshëm, por kam idenë që nuk ka as password-in e Twitterit të vet. Çfarë është policia? Magazinë e të vetëdorëzuarve? Po të jetë kështu, për çfarë na duhet policia nëse njerëzit vetëdorëzohen.