Video e papublikuar, Dua e vogël flet shqip

Pavarësisht famës ndërkombëtare dhe suksesit absolut kudo në botë, në fund (fillim apo mes) të ditës, Dua Lipa nuk harron se prej nga ku vjen. Pak më parë, këngëtarja postoi një video shumë të këndshme me ndjekësit e saj në Instagram, ku shfaqet fare e vogël teksa flet shqip.

“Duke folur në shqip dhe duke dhënë një spektakël të vogël me bebushen Rina Lipa. Kush mund të hamendësojë se çfarë jam duke thënë këtu? Më mungon shumë familja sot”,shkruan Dua.

I ati, Dukagjini dëgjohet teksa e pyet asokohe të vogël Dua se kush është dhe ajo me gojën plot përgjigjet: Dua Lipa! Më pas prezanton mamanë dhe motrën e vogël, Rinën, që siç Dua shprehet, ka duar dhe këmbë të vogla por shumë flokë.