Thonjtë e Dua Lipës janë trendi i momentit

Me ardhjen e 2019- s është koha për të tjetërsuar vetveten. Ndryshoni modelin e flokëve, investoni në produkte cilësore kozmetike ose realizoni manikyrin e ëndrrave. Michelle Humphrey, artistja që fshihet pas thonjve të Dua Lipas, Rita Orës apo Lorde- it ka zbuluar disa nga modelet kryesore që do të dominojnë këtë vit. Në nëntorin e 2018- s, Dua u shfaq në “LOS40 Music Awards” me këtë model thonjsh që pritet ta shohim kudo në muajt në vijim.