Presidenti Meta sonte te Blendi Fevziu në “Opinion”

Presidenti i vendit Ilir Meta do të jetë sonte në një intervistë në emisionin “Opinion” ku do të flasë lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe përplasjet mes tij e kryeministrit Rama për çështjen e Ministrit të Jashtëm.

Presidenti Meta do ti përgjigjet kryeministrit Rama pas vendimit të këtij të fundit për të marrë edhe rolin e Ministrit të Jashtëm.

Siç dihet kryeministri dhe PS-ja iu përgjigj në mënyrë fyese presidentit pasi refuzoi firmosjen e dekretit për kandidatin Cakaj për ministër të jashtëm.