Përplasja SHBA-Turqi: Trump kërcënon me shkatërrim ekonomik

Turkish President Recep Tayyip Erdogan speaks during a joint press conference with Tanzania's President at the State House in Dar es Salaam, on January 23, 2017 as part of his three-day tour to east Africa that will include visits to Mozambique and Madagascar. / AFP / STRINGER (Photo credit should read STRINGER/AFP/Getty Images)

Përplasja mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë për mënyrën e veprimit në Siri ka kaluar në një raund të ri. Pas kërcënimit të ashpër të presidentit Trump, Turqia paralajmëron SHBA nga bashkëpunimi me terroristët.   

Qeveria turke ka reaguar të hënën ashpër pas sulmit verbal të presidentit amerikan, Donald Trump në fundjavë. Turqia planifikon edhe më tej, pavarësisht kërcënimeve nga pala amerikane të veprojë kundër njësive kurde të mbrojtjes, YPG, deklaroi Ibrahim Kalin, zëdhënës i presidentit turk, Erdogan përmes twitterit.

Trump kërcënon me shkatërrim ekonomik

Organizata YPG nga njëra anë ndodhet në listën e terrorit të Turqisë, nga ana tjetër është aleate e SHBA-së në luftë kundër milicëve xhihadistë të “Shtetit Islamik”. Sipas Kalin për Turqinë “nuk ka dallim” mes YPG-së dhe milicëve të IS-it. Ai paralajmëroi Shtetet e Bashkuara se “terroristët nuk mund të jenë partnerët dhe aleatët tuaj. “Turqia pret nga SHBA respektimin e partneritetit strategjik. Marrëdhënia mes tyre nuk duhet të errësohet nga propaganga terroriste.

Sfondi i kësaj përplasjeje të re është një mesazh i publikuar nga presidenti Trump në twitter, ku ai e kërcënon Turqinë me shkatërrim ekonomik, nëse ajo sulmon kurdët në Siri. “Në të njëjtën kohë as nuk dua që kurdët të provokojnë Turqinë”, shtoi Trump në një mesazh tjetër. Ai bëri fjalë për krijimin e një zone të sigurisë prej 20 miljesh, rreth 32 kilometra, por nuk dha të dhëna konkrete.

Kurdische Kämpfer schießen auf eine Drohne des IS Raqqa Rakka (Reuters/G. Tomasevic)Luftëtarë kurdë të YPG godasin një drone të IS-it (16 Qershor 2017, Raka)

Erdogan kërkon të “neutralizojë” YPG

Në dhjetor presidenti amerikan bëri papritur të ditur, se do të tërhiqen trupat amerikane nga Siria. Ky hap dobëson milicët kurdë që luftuan krah SHBA-së kundër IS-it. YPG i trembet një sulmi nga ana e Turqisë. Qeveria e Ankarasë i sheh luftëtarët kurdë si krahun e zgjatur të partisë së ndaluar punëtore kurde, PKK. Erdogan ka bërë të ditur, se do të ndërhyjë shumë shpejt për të “neutralizuar këtë organizatë terroriste në truallin sirian.” Këshilltari i Trumpit për sigurinë, John Bolton, i cili qëndroi në Turqi para pak ditësh e lidhi tërheqjen e trupave amerikane me garancitë turke për sigurinë e milicëve kurdë. Por kjo u refuzua ashpër nga Ankaraja.

Në fundjavë Turqia forcoi trupat në kufi me provincën sirianoveriore, Idlib. Qarqet turke të sigurisë nuk donin të shpreheshin, nëse kjo mund të kuptohet si shenjë e përgatitjes së misionit ushtarak.