Lady Gaga merr lajmin e dhimbshëm

Ajo që duhej të ishte një natë e gëzueshme për Lady Gagën është kthyer në trishtim. Këngëtarja rrëmbeu çmimet për “Aktoren Më të Mirë” dhe “Këngën më të mirë” në Critics’ Choice Awards. POR Menjëherë pas marrjes së çmimeve ajo është larguar nga ceremonia.

Aktorja e “A Star Is Born” zbuloi në Tëitter se kali i saj, Arabella, është në ‘shtratin e vdekjes’ dhe se duhej të vraponte për në shtëpi që ti jepte lamtumirën.

“Jam e nderuar që fitova çmimet “Aktorja më e mirë” dhe “Kënga më e mirë”. Por më trishton fakti se pas shfaqjes mësova se kali im ëngjëll, Arabella, po ngordh”, shkruajti Gaga. “Arabella ishte dhe është një kalë i bukur. Kur ajo kishte dhimbje, i ndjeja edhe unë gjithashtu. Nuk do t’i harroj kurrë momentet që kemi ndarë. Ajo do të jetë përgjithmonë pjesë e imja.” Goodbye, my angel