Kërkoi seks dhe 500 euro, gjyqtari kërkon lirimin

Roland Hysi, gjyqtari i pëzulluar i Fierit, i akuzuar për “korrupsion” kërkon të lirohet nga qelia. Hysi i kërkon Apelit shfuqizimin e masës së sigurise “arrest ne burg” caktuar nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda.

Ankimi i Hysit është depozituar mëngjesin e së hënës nga avokati i tij, Alban Bengasi. Hysi pretendon se video-përgjimi i publikuar ne “Stop” është provë e papërdorshme, se nuk ka rrezik largimi dhe as rrezik për dëmtimin e provave.

Roland Hysi u denoncua nga programi “Stop”, përmes një video-regjistrimi të fshehtë ku shfaqej teksa merrte rryshfet dhe kërkonte favore seksuale kundrejt një vendimi të favorshëm.