Zëdhënësi i Presidentit Meta i përgjigjet Kryeministrit: Pengmarrës i Reformës në Drejtësi

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, ka reaguar ndaj deklaratave që kryeministri Edi Rama bëri ditën e stome kundër kreut të shtetit.

Në një postim në Facebook, Blushi i kujton kryeministrit se kompetencat e kreut të shtetit nuk mund të interpretohen me logjikën e komisionit të garancive statusore të PS.

Nuk ka komision garancish statutore që ndalon Presidentin e Republikës të ushtrojë kompetencat e tij të qarta kushtetuese për emërim e shkarkim ministrash.

Duhet të jetë e qartë për pengmarrësin e Reformës në Drejtësi: Aksioni për rivendosjen e plotë të rendit kushtetues e ligjshmërisë nuk ndalet!”,– shprehet Blushi.

Reagimi i Tedi Blushit vjen pas komenteve jo etike dhe akuzave që kryeministri Edi Rama bëri në adresë të shtetit. Edhe pse kryeministri Edi Rama thotë se merret më me akuzat ndaj Presidentit, teksa bën këtë deklaratë në Twitter, vijon sërish me sulme ndaj Presidentit të Republikës.  “Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave👎Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha tek njerëzit e zero tek çizmet”,- shkruan Rama.

Ironikisht Rama flet për Gjykatën Kushtetuese, institucionin që vet qeveria dhe mazhoranca e PS e ka shkatërruar prej gati një viti dhe e ka bërë jo funksional.

Lexoni edhe…