West Ham befason Arsenalin, i shkakton një humbje të hidhur (VIDEO)

West Ham i shkakton humbjen e parë Arsenalit në vitin 2019 në derbi. Skuadra e Unay Emery është mundur 1-0, duke pësuar disfatën e pestë në këtë sezon.

Pjesa e parë pavarësisht shanseve në të dyja porta, u mbyll me rrjeta të paprekura. 3 minuta nga starti i së dytës, pas një aksioni të gjatë Rice shënoi një gol shumë të bukur në hyrje të zonës me një goditje potente, e cila u shoqërua me sy nga portieri i Arsenalit, Leno.

Trajneri Unay Emery bën ndryshime në formacion duke hedhur në fushë Ramsey-in në vend të Xhakës, teksa mesfushori uellsian do të ishte edhe më aktivi në aksionet sulmuese duke u shfaqur në dy raste shumë i rrezikshëm me pasimet e tij finale. Arsenali mbetet në vendin e pestë, ndërkohë që West Ham ngjitet në vendin e tetë. /Koha Jone/