Vjedhje në minutën e fundit. SHISH mban në vëzhgim ministrat e shkarkuar

Ndërsa të gjithë i kanë sytë tek përplasja e fortë mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, pas ndryshimeve në qeveri, duket se jashtë vëmendjes kanë mbetur ministrat e vjetër që janë gati t’u lënë detyrën zëvendësuesve të rinj.

Televizioni “Vizion Plus raporton se se agjencitë ligjzbatuese po vëzhgojnë disa nga dikasteret kryesore që menaxhojnë dhe fondet më të mëdha të buxhetit”.

Fokusi është tek ministra e financave, por edhe ne ministri të tjera që administrojnë shuma të mëdha parash për investime e po ashtu dhe projekte të rëndësishme.

Burimet saktësuan se po mbahen nën kontroll veprimet e ministrave në ikje, lëvizja e dokumentacionit ne zyrat kryesore, e bashkë me to edhe takimet e titullareve me grupe të caktuara interesi.  Vëzhgimi i agjencive ligjzbatuese bëhet për shkak se periudha të tilla tranzicioni në zyrat e qeverisë janë shfrytëzuar në te kaluarën nga ministrat, për të firmosur në minutat e fundit tenderë, leje e licenca, në vlera të mëdha financiare.

Po ashtu një pjese e këtij informacioni është edhe në funksion të hetimeve që po kryen prokuroria për tenderat e fundit me vlerë 30 milionë euro që lidhen me unazën e re dhe operatorin e sistemit të transmetimit, ku u shpall fituese kompania “DH Albania”, me letra të falsifikuara”.