United kërkon me ngulm Pochettinon, por drejtuesit e Tottenham nuk e shesin

Manchester United është në kërkim të një trajneri për sezonin e ardhshëm, edhe pse Ole Gunar Solskjaer ka arritur 5 fitore në po kaq takime në stolin e skuadrës angleze,.

Sipas “The Sun”, drejtuesit e “Djajve të kuq” kanë si synim të marrin në “Old Trafford” trajnerin argjentinas të Tottenhamit, Mauricio Pochettino, për të cilin janë gati të ofrojnë rreth 50 milionë paundë.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i bosit të Tottenhamit, Daniel Levy, i cili u ka theksuar drejtuesve të klubit, të refuzojnë çdo ofertë në drejtim të Pochettinos, pavarësisht shifrës që do të vijë në këmbim të kartonit.

Nesër  Manchester United do të udhëtojë drejt Londrës për t’u përballur me Tottenhamin në “Wembley” dhe drejtuesit e “djajve të kuq” kanë planifikuar edhe negociata me Spurs-at, për të “rrëmbyer Pochettinon.