“Unaza”, Juristi – Ramës: Firmose një projekt fiktiv, dokumentet do ia çojmë SPAK (VIDEO)

Protesta e banorëve të Astirit, vijon në ditën e 70-të të saj.

Banorët shfaqen të vendosur në kërkesën e tyre, që tashmë nuk është vetëm dëshmpërblim në vlerë 100% për banesat dhe bizneset që preken nga projekti i Unazës së Madhe, por anulim i projektit, pasi sipas tyre është një projekt korruptiv.

Ata shprehen se shtëpitë e tyre do t’i mbrojnë me gjak, ndërsa sfidojnë kryeministrin Edi Rama, që të shkojë tek ata.

Në përkrahje të tyre kanë shkuar edhe deputetë nga opozita, ku deputeti i PD-së, Klevis Balliu, e akuzoi kryeministrin Rama, për dhunë e terror ndaj qytetarëve. Ai siguroi qytetarët që opozita do të jetë me ta deri në fund.

Juristi Artan Manushaqe, gjatë protestës akuzoi kryeministrin, se është pjesë e skandalit, pasi sipas tij, ka qenë ai që ka firmosur zhvillimin e projektit.

“Po na qeveris një njeri i çmendur. Ka firmosur edhe zhvillimin e projektit, pasi mendonte se do na përçante. Këto Dokumenta që kam në dorë do i shkojnë SPAK dhe Krimeve të Rënda dhe askush nuk i shpëton dot as Ramën e as Gjiknurin, pasi e dinin që projekti ishte fiktiv. Kryeministri Edi Rama është njeriu më antikombëtar”, tha Manushaqe.

Provat e juristit Manushaqe