Të martuar prej vitesh, këta dy yje botërore ranë në dashuri nëpërmjet një email-i (FOTO)

Ajo është një ndër supermodelet më të famshme të “Victoria’s Secret” e cila së fundmi i është rikthyer punës së saj pasi mori 2 vite pushim pas shtatzënive të një pas njëshme. Behati Prinsloo në një intervistë për “Porter Edit” ka zbuluar për herë të parë se si ra në dashuri me pjesëtarin e grupit “Maroon 5”, Adam Levine.

“Ne u prezantuam nga një mikja jonë e përbashkët nëpërmjet Email-it. E gjitha nisi si një çështje pune por mesazhet nuk ndaluan kurrë. Ramë në dashuri dhe kur u takuam për herë të parë e kuptuam se ishim bërë për njëri-tjetrin” ,-tha ajo, shkruan IN.

Modelja nga Afrika e Jugut dhe këngëtari i famshëm tani janë prindër të 2 vogëlusheve, Dusty Rose 2-vjeç dhe Gio Grace 10 muajshe.