Super Cutrone i jep kualifikimin Milanit në shtesë ndaj Sampdorias (VIDEO)

Milani është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë, pasi ka triumfuar në kohën shtesë 2-0 ndaj Sampdorias. Skuadra e Gattusos e nisi ndeshjen me brazilianin Pasquetta, i cili ishte një ndër më të mirët e ndeshjes, duke qenë më i rrezikshmi te kuqezinjtë.

Pjesa e dytë e ndeshjes ishte e ndezur me shanse në të dyja portat. Quagliarella dhe Saponara në minutat e fundit ju afruan golit në portën e Reinas, ndërkohë që Kessie u përgjigj me një tentativë të rrezikshme nga distanca.

Në kohën shtesë do të ishte Patrik Cutronte që do të zgjidhte ndeshjen me dy gola. Në minutën e 102-të, ai shënoi falë një pasimi te Andrea Conti-t, ndërkohë që 6 minuta më vonë shënoi një gol fantastik fluturimthi pas një asisti të Calhanoglu. /Koha Jone/