Rrugët e bllokuara, Qendro: ARRSH menaxhon vetëm akset kryesore, zonat e tjera përgjegjësi e bashkive

Drejtori i ARRSH, Afrim Qendro thotë se të gjitha akset kryesore që menaxhohen nga ky institucion janë të hapura. Në një lidhje telefonike për Ora News, Qendro sqaron se ka pasur disa akse të bllokuara, por këto janë përgjegjësi e bashkive.

Qendro: Situata momentalisht në të gjitha akset kombëtare është e kalueshme. Gjatë këtyre ditëve që ka pasur reshje dëborë nuk kemi pasur asnjë aks të bllokuar. Kemi pasur vetëm disa segmente kalim të detyrueshëm me zinxhir.

ARRSH është përgjegjëse për përgjegjës për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e akseve kryesore, ndërsa akset e tjera i kanë kaluar bashkive, dmth pushtetit lokal sipas zonave. ARRSH nuk mund të kryej shërbimin në këto akse.