Rama vijon me sulmet ndaj Presidentit

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk do merret më me akuzat ndaj Presidentit, por teksa bën këtë deklaratë në Twitter, vijon sërish me akuza ndaj kreut të shtetit.

“Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave👎Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha tek njerëzit e zero tek çizmet”,- shkruan Rama.

Ironia është se sa herë flet kështu Rama thotë se nuk janë ofendime. Kjo tregon se ose kryeministri ende nuk di kuptimin e disa fjalëve në gjuhën shqipe, pse i kujton shqiptarët aq budallenj sa nuk kuptojnë shqip-shqip.