Pushteti i pa merituar dhe paraja e pistë…

AgimJazaj

Nga Agim Jazaj  / Shqiptarët në harkun kohor të gati 28 viteve, të sistemit pularist-pluralist, kanë shkuar shpesh përpara kutive të votimit me synimin: “Për të ndryshuar qeverisjen, politikat qeverisëse”, për të rritur nivelin ekonomik, etj. Por në fakt kanë ndërruar qeveritë, barinjtë e “tufave” të zgjedhur nga e njejta “tufë e zgjebosur dhe brënda stallës së pistë” e politikës! Për

rrjedhojë zgjedhjet nga zgjebjet nuk kanë ndryshuar aspak qeverisjet, politikat qeverisëse, por i kanë pëkeqsuar edhe më.

Bilanci i zgjedhjeve deri më tani rezulton: Janë zhvilluar shumë zgjedhje dhe janë korrrur (as) pak zgjidhje, nuk kanë sjell ndryshimin e synuar dhe të kërkuar! Qeveritë e radhës kanë akuzuar dhe anatemuar njera- tjetrën deri në “kupë të qiellit”, për t’i vënë përpara përgjegjësisë shkaktarët: “Për abuzimet, krimet dhe rrënimet e shkaktuara”.

Nëse do të bëhet një krahasim i thjeshtë, me një vënd fqinj, ku ish kryeminisri i Maqedonisë, tashmë e Veriut, u akuzua dhe u penalizua me burgim për abuzimin e një autoveture dhe u arratis nga vendi duke kërkuar azil në një vend të Europës, përballë këtij abuzimi që ndodh dhe ndëshkimi që mungon, i bie që qeverisësit tanë, nga i radhës të penalizohen shumë më rëndë se sa ish kryeministri i vendit fqinj, të cilët kanë rrënuar edhe më vendin dhe ardhmërinë e tyre, kanë vrarë deri për vdekje shpresën e nësërme, të tyre, të brezave sa dhe i mallkojnë: “Mos gjeçin as vend varri”- si i thon llaftit të motçëm. Dhe kjo dukuri duket sheshit, ditën me diell, nga gjithëkush me dy gram mend dhe syt në ballë, përveç të verbërve nga trut dhe qorra nga syt, që nuk duan ta shohin greminën e sotme dhe hatanë e nesërme!…Kjo skotë e vebër, po mban jo vetëm të sotmen e tyre peng, por edhe të ardhmen e brezave, që po marrin arratinë nga syt këmbët nëpër botë!

 

NGUSHTOHEN RRUGËT, SHQYHEN TROTUARET…

 

Marrëzia me pushtetin ka këputur frerët- thonë e dhe qytetarët e Vlorës teksa shikojnë tam-tamet edhe të “ndërtimit”, shaktërrimit pas tre viteve, ngushtimin e rrugës Vlorë- Skelë, ku është ngushtuar rruga kryesore dhe janë zgjeruar, shqyer trotuaret! “Më gjej modelin zotëri, ku është në botë një projekt marrëzi i tillë- ulërinte një socialist i thekur, ish drejtues i pushtetit vendor në Vlorë. Edhe ish shoferi i eksportit, në Parkun automoblisti të Vlorës; Bego Sinani, i cili ka gjesdisur botën përpara 60 viteve habitet me këtë marrëzi. “Nuk kam parë në asnjë vend më të zhvilluar me këtë projekte rruge, ngushtim të rrugëve dhe zgjerim, shqyerje të trotuareve”!…Ku është ky model që kërkojmë të futemi”-shton me habin edhe afro 90 vjeçari, po edhe gjithë qytetarët dhe bisneset që janë ndan kësaj rruge të falimentuar?

A janë pyetur qytetarët, a është marë mendimi, vendimi paraparak i tyre dhe në vijim për ti kthyer në projekte këto marrëzira?!

Kryenecsia dhe defiçensa qeverisëse shkel e dhunon edhe këto të drejta elementare të qytetarve.

Vitin e kaluar kryebashkiaku i Selenicës pasi u kthye nga një vizitë pune në SH. B. A, prej andej erdhi me një mesazh mbrësëlënës: “Atje, në SH. B. A, nuk mund të merej asnjë vendim-marrje pa diskutuar e pa marë së pari mendimi dhe pëlqimi i komunitetit. Pa pëlqimin e tyre nuk merej asnjë vendim”. Kjo është demokracia, ky është shtetit i së drejtëss që ëndërrojnë dhe po kërkojnë me pishë Shqiptarët.

Dëgjesat me publikun dhe Portalet@Pordhalet, janë demagogjia e radhës e qeverisë- rilindise, ku dhe nga poradhalet verefikohet, provohet dhe meren vendime me numër e datë dhe pijnë ujë te çezma e Thatë. Kjo është demagogji- demode e radhësë- rilindise!

Shteti i maniqurit, nuk nis nga nevojat jetike të qytetarit, por nga luksi…Sepse i mungon ndjeshmëra njerëzorë, nuk ndjen dhimbjen e qytetarit pa bukë, pa ngrohje, i pa veshur, i prish shtëpinë në palcën e dimrit, nuk i çliron qytetarët nga pushttim, rethimi e terrorizimi, nga muret e gurit, të hurit dhe oshkurit! Sepse mendojnë për parajësën e tyre, i quajnë të gjithë sikuar janë si ata dhe mendojnë për luksin.

Të ndjesh dhimbejn tënde do të thot se ke ndjeshmëri, ndërsa të Ndjesh dhimbjen e tjetrit do të thot se je Njeri. Njerëzit janë të përkohshëm në jetë,

kujtojnë se janë të përjetshëm në pushtet…

 

PASURIA PA DJERSË, MËKATI MË I MADH

 

Etja, për pushte dhe pasuri, kjo pangopsi për të kapërcyer ende “Lumin“ tashmë dallgë rënë, për të përfituar pa mend e mund, pa djersë, po mbetet: Mëkati më i madh në jetë. Ende po mban në bregun e tij, kontigjente të shumtë, nga ata që nuk din as tabelën e shumëzimit, dhe as “not qeni”, po shëtisin me kabrioleta, dhe “bukuroshet”  përpara, krekosen nëpër lokale, me këmbët përpjetë, mbi tavolina, nga ata të kollarisurit e veshur me pushtet, të pa njohur as në mëhallë, por zgjidhen dhe përzgjidhen nga stalla: Është i biri i filanit, le të jet edhe UFO,  i lidhur me tezet, hallat, baxhanaqet, Xhesikat me minifund në palcën e dimrit! Po ti nënështrohen testimit qoftë dhe në polici për të shkruar, a formuluar shqip, apo dhe tabelën e shumëzimit, pa kopje e celular- do të rezultonte një produkt trishtues, thonë me trishtim njerëz të haberosur edhë brënda atyre radhëve…

Rezultatet e këtij “sprindi” e rendisin vendin tonë në shifra më të larta si ”modelin” e drogës, prostitucionit dhe të korrupsionit! Atë kohë nuk ishte i formuluar me ligj droga, prostitucioni e korrupsioni, etj. Gjithkush është koshient se më “të shkathëtit” e kohës i shfrytëzuan këto “resurse”, vakumin ligjor në kapërcim të tranizionit shoqëror e politik të vendit, vunë një grusht para, e bën goxha “prokopi”, pushtuan terene, rrëmbyen pasuri dhe toka bregdeti, u graduan në administratën shterore, tunden me spaleta edhe para mikrofonëve. Toka i takon atij që e pushton, ishte dhe mbetet ende aksioma e tyre. Ngritën vila dhe i legalizuan mbi pronën publike dhe të të tjerëve. Një shprehje e popullit thot: “Sa të matet i mënçuri, është sosur i marri”. “Të shkathtit” e kohës e kishin spundon, doemos nga politika e ditës dhe komunikimi me celular. Dinakëria e pushtetit, këtë kontigjent me kufizim inelekti, e ndërsen, shfrytëzon, e keqpërdor, deri dhe e sakrifikon…

Nga kontigjenti i “pasunarëve të pa shkollë”, fluturues e pa me nder b…në b…radhiten edhe pasanikët e kullarisur, dinak të politikë- pushtetit të lidhur mes njeri tjetrit me oshkure e poture.

Palët janë në akord dhe në konflikt. Në akord për të mbrojtur interesat; për t‘i shpëtuar taksës së zullumitt!

Ndërsa është larguar nga bota e të gjallëve, poeti i famshëm vlonjat: Ali Asllani, vargjete tij i ndjekin edhe në botën e përtejme zullumqarët:

 

Koha dridhet e përdridhet, /prej gradimit katër shkallë, /Nuk do mbetet gjë në dorë, /veç se vul’ e zezë në ballë!…