PSG harron turpin në Kupë me 3 gola ndaj Amiens (VIDEO)

Paris Saint-Germain ka harruar shumë shpejt eliminimin e turpshëm nga Kupa e Francës. Skuadra e Tuchel ka fituar 3-0 pa vështirë në fushën e Amiens, në një ndeshje që nuk luajti Neymar.

Cavani zhbllokoi takimin me një penallti në minutën e 57-të. Vendasit, me 10 lojtarë që nga minuta e 67-të pas kartonit të dytë verdhë të marrë nga Adenon, u ndëshkuan nga Kylian Mbappe në minutën e 70-të dhe Marquinhos në të 79-ën.

PSG kryeson renditjen e kampionatit me 50 pikë, 13 më shumë se Lille e vendit të dytë, që ka luajtur dy ndeshje më shumë.