“Plagët e shpresat e Shqipërisë së re”

Gazeta e përditshme katolike italiane “L’Avvenire” i ka kushtuar sot një reportazh Shqipërisë me titullin: “Plagët e shpresat e Shqipërisë së re”.

Pasi ka vizituar Shqipërinë, gazetari italina Giovanni Verga, shkruan se “pas gati 30 vitesh nga regjimi komunist, vendi ballkanik lan hesapet me një tranzicion të ri. E nëse në Perëndim përhapet materializmi, në Shqipëri rritet dëshira për fenë.”

“Kaq afër e kaq larg Italisë, shkruan gazetari. Shqipëria është në një fazë ku e kaluara është metabolizuar, por stabiliteti e Europa janë ende një e ardhme e largët.”

“Shqipëria është në një fazë kur denoncimi i abuzmit e keqpërdorimit nga regjimi komunist është në kulmin e tij, pas aprovimit tre vite më parë të ligjit që lejoj hapjen e dosjeve të policisë sekrete të regjimit komunist.”

“Është krijuar autoriteti për mbledhjen , përpunimin e shpërndarjen e të dhënave të sigurimit komunist, tek qytetarët.”

“Por shkruan media italiane, kjo iniciative logjore ka shkaktuar ndarje, nga njëra anë disa mendojnë se ndihmon në zbardhjen një herë e mirë të rrjetit të bashkëpunëtorëve të sigurimit që zotëronte vendin, ndërsa disa të tjerë janë të mendimit se ky fakt do të hap plagë të vjetra e do të ushqejë klimën e dyshimit.”

Gazetari italian ka bërë pjesë të reportazhit të tij bashkëbisedimin me Agron Tufën, drejtorin e Institutit të hulumtimit e studimit të sistemit komunist e pasojave të tij në Shqipëri.

“Ekziston tashmë një ligj, thotë Tufa, që ndalon që zyrtarët e ish Sigurimit të kenë funksione publike. Por në sistemin e mëparshmë të Sigurimit të shtetit ekzistonte një bashkëpunim në të gjitha nivelet nga burokratët tek zyrtarët e Partisë e deri tek drejtuesit e lartë, gjë që në dosjet e sigurimit nuk shfaqet.”

“E me këtë ligj aktual në Shqipëri, thotë Tufa rrezikohet të zhvendoset vëmendja tek peshqit e vegjël duke krijuar fraktura serioze e të padobishme mes anëtarëve të së njëjtës familje:”

“Ish agjentët e sigurimit, shkruan “L’Avvenire”, ishin mikrofonë të gjallë e me veshë kudo. Me hapjen e dosjeve sekrete mjaft shqiptarë kanë zbuluar të jenë përgjuar nga familjarë e nga miq të tyre të afërt.”

“Por këto nuk janë plagët e vetme të së shkuarës së Shqipërisë, shkruan media italiane. Shenjat e së shkuarës janë të dukshme në besimin fetar në Shqipëri, në një tokë me një bashkëjetesë shekullore mes besimeve të ndryshme fetare.”

Pas rënies së rgjimti komunist Vatikani erdhi në ndihmë të besimtarëve katolikë e Kisha greke ndaj atyre të besimit ortodoks. Ndërsa besimtarët myslimanë të cilët janë përqindja më e lartë në vend mbetën nën pritje të ndihmës nga monarkitë e Golfit. Qenë këto që financuar ngritjen e Xhamive e shkollave fetare.

“Pak metra nga Katedralja katolike në Tiranë po përfundon punimet xhamia më e madhe në Ballkan, Xhamia e Namazgjas e ngritur falë financimeve të qeverisë turke.”, shkruan L’Avvenire.

“Katedralja e Shën Palit, është i pari objekt kulti i ngritur në Tiranë më 2002. në vitet e fundit, nëse në Perëndim është tendenca ndaj materializmit, në Shqipëri përkundrazi, ka një dëshirë ndaj besimit fetar”. përfundon materialin e tij gazetari Giovanni Verga

/Ora News