“Perla” e Willian i jep 3 pikët e radhës Chelsea-t në Premier League (VIDEO)

Chelsea ka rrëmbyer një fitore të vështirë 2-1 ndaj Newcastle në sfidën e vlefshme për javën e 22-të. Në “Stamford Bridge” vendasit do të gëzonin shumë shpejtë që në minutën e 9-të, teksa David Luiz dha një pasim magjik për Pedron, i cili nuk gaboi përballë portierit duke e dërguar topin në rrjetë me një parabol.

Neëcastle reagoi mjaft mirë, teksa 5 minuta nga fundi i pjesës së parë, Clark do të realizonte me një goditje me kokë. Skuadra e Sarrit ndërkohë gjen ritmin e duhur në pjesën e dytë, me Willian, i cili në minutën e 57-të, realizon një gol spektakolar brenda zonës.

Chelsea blindon vendin e katërt me këtë fitore, teksa ka 47 pikë, 6 më shumë se Arsenali. /Koha Jone/