Liverpool-it i mjafton Salah ndaj Brighton, blindon kreun e renditjes (VIDEO)

Liverpoolit i ka mjaftuar Mohamed Salah për të rrëmbyer 3 pikët e radhës në transfertën e vështirë ndaj Brighton të vlefshme për javën e 22-të. Sulmuesi egjiptian shënoi golin e vetëm në suksesin 1-0, teksa në fillimin e pjesës së dytë fitoi një 11-metërsh dhe më pas e ekzekutoi vetë në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Të Kuqtë” u treguan shumë të kujdesshëm duke ruajtur rezultatin, që i mban në krye të renditjes me 57 pikë, 7 më shumë se City që luan të hënën në mbrëmje ndaj Wolves. /Koha Jone/