Lazio fiton me “poker” sfidën e parë në Kupë ndaj Novarës (VIDEO)

Lazio e ka pasur shumë të thjeshtë ndaj Novarës në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ve në Kupën e Italisë duke fituar në shifrat 4-1. Strakosha ishte në fushën e lojës për gjihë ndeshjen.

Skuadra e Inzaghit e zgjidhi ndeshjen që në pjesën e parë. Luis Alberto zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 12-të, ndërkohë që më pas do të ishte radha e Ciro Immobiles, i cili shënoi dopietë.

Milinkovic Savic në minutën e 3-të shtesë të pjesës së parë shënoi golin e katërt, ndërkohë që Eusepi shënoi golin e vetëm për Novarën që është thuajse e eliminuar dhe duhet të fitojë 3-0 në ndeshjen e kthimit për të kaluar në çerekfinale. /Koha Jone/